Lajme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 23 November 2024

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se buxheti i propozuar nga Qeveria e Serbisë për vitin 2025 vazhdon të jetë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kamberi ka thënë se për disa vite me radhë, buxheti i Trupit koordinues, nuk shënon ngritje.

Deputeti shqiptar thotë se nëse merren parasysh parametrat e inflacionit të këtij viti dhe atij të parashikuar për vitin tjetër, ku vlerësohet se inflacioni për vitin tjetër do të jetë mbi 3%, vlera reale e buxhetit për këtë institucion, përmes të cilit do të duhej të financohen projektet zhvillimore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ulje të ndjeshme.

-Advertisement-

Ai thotë se janë dy milionë dinarë më pak se në vitin 2024.

“Në rishikimin e buxhetit për vitin 2024 kam propozuar rritjen e buxhetit të Trupit koordinues, për 120 milion dinarë dhe atë 100 milion për projekte infrastrukturore, ndërsa, 20 milion shtesë për subvencionim të bizneseve të vogla dhe të mesme.
Të dy propozimet e paraqitura janë refuzuar edhe nga qeveria edhe nga parlamenti. Në procedurën për aprovimin e buxhetit të ri për 2025 kam propozuar ngritjen për 200 milon dinarë të pozicionit për investime kapitale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Por, diskriminimi i vërejtur edhe në buxhetin e ri sa i përket pakicave nacionale dhe nevojave të tyre, afirmimit të të drejtave të tyre, pabarazisë, është evidente edhe në propozimin e buxhetit për vitin 2025″, shkruan Kamberi ndër të tjera.
Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera