Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 23 November 2024
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podujevë, janë regjistruar në raportin e policisë që nga janari i këtij viti. Trafiku i ngarkuar në këtë pjesë, paraqet vazhdimisht rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, posaçërisht gjatë orëve të natës.
Viktimat dhe të lënduarit do të mund të shmangeshin po të respektoheshin standardet e kërkuara, thotë eksperti i trafikut rrugor, Nol Dedaj.
“Sigurisht se sinjalizimi me sa e vërejtëm është në mungesë dhe kjo na tregon neve se mungesa e sinjalizimit paraqet një nivel të rrezikshmërisë së lartë dhe thjesht mungesa e bajpasit për largimin e automjeteve të vogëla prej punishteve paraqet një nivel të rrezikshëmrisë së lartë”, tha Dedaj për RTK-në.
Ai tutje ka thënë se në dy kilometra të përshkruara bashkë me ekipin e RTK-së nuk panë asnjë shenjë të kufizimit të shpejtësisë, prandaj sipas tij niveli i rrezikmshërisë është i lartë.
“E shohim këtu se ku është rruga në ndërtim e sipër nuk janë shenjat gjatësore, të cilat duhen të jenë të ngjyrës së verdhë dhe që paralajmëron që punimet në rrugë ende nuk kanë përfunduar”, shtoi ai.
Në errësirë, posaçërisht kur ka reshje shiu e bore, është vështirë të dallohet rruga si pasojë e mungesës së dritave apo reflektorëve dhe sinjalizuesve të tjerë.
Përgjegjëse për vendosjen e shenjave të sinjalistikës, është kompania e cila po punon në këtë magjistrale.
Në këtë segment ka limit të shpejtësisë, por disa vozitës shihej se e tejkalonin parametrin e shpejtësisë dyfish më shumë sesa ai që paraqitet.
Tejkalimi i shpejtësisë në trafik është dukuri e zakonshme, në veçanti në rrugët ku bëhen punimet.
Një kontroll më i madh i shpejtësisë në rrugët ku kryhen punimet, mund të parandalojë aksidentet dhe humbjen e jetës së njerëzve, thotë eksperti i trafikut rrugor./RTK
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...
-
Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krush...