Sport

Përplasja gjyqësore PSG-Mbappe, tjetër fitore për sulmuesin e Realit

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 22 November 2024

Një tjetër “humbje” për Paris Saint-Germain në mosmarrëveshjen financiare me Kylian Mbappé.

Pas vendimeve në favor të lojtarit nga gjykatat e Ligue de Football Professionnel (LFP), PSG vendosi ta çonte çështjen në Komisionin e Apelit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF).

Sipas burimeve mediatike franceze, FFF ka refuzuar ankesën dhe ka konfirmuar detyrimin e klubit për të paguar 55 milionë euro.

-Advertisement-

Mbappé, tani lojtar i Realit të Madridit, kërkon 55 milionë euro për paga dhe bonuse të papaguara nga PSG.

Në shtator, LFP rekomandoi një ndërmjetësim, por pas refuzimit të lojtarit, vendosi që PSG të paguante shumën brenda një jave.

PSG apeloi, por vendimi u konfirmua në tetor.

Pas refuzimit për të paguar, PSG ka një rrugë të fundit për të ndjekur: një apel pranë një gjykate administrative, që të kalojë çështjen në Komitetin Kombëtar Olimpik dhe Sportiv të Francës (CNOSF).

Ky është opsioni i fundit për klubin për të kundërshtuar vendimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera