Sport

Qëndrimi i Guardiolës bind yjet e skuadrës, edhe Haaland drejt rinovimit

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 21 November 2024

Tashmë është i sigurt rinovimi i kontratës së Pep Guardiolës dhe kjo gjë mund të luajë një rol kyç në qëndrimin e Erling Haaland te Manchester City.

Klubi anglez është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur 24-vjeçarin norvegjez dhe sipas ‘The Sun’, ka vendosur të nisë negociatat për zgjatjen e marrëveshjes që skadon në vitin 2027, duke i garantuar sulmuesit një përmirësim të konsiderueshëm financiar.

Haaland aktualisht fiton 450,000 euro në javë, ose pothuajse 22 milionë euro në vit, të gjitha pa marrë parasysh bonuset.

-Advertisement-

Manchester City kërkon që ai të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me kushte edhe më të favorshme, duke i ofruar një shifër totale mbi 120 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy