Lajme

Dedaj: Populli e ka kuptuar mashtrimin e Kurtit, s’do duhej të kalonte 5 përqindëshin

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 19 November 2024

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se “populli i Kosovës e ka kuptu mashtrimin nga Kurti”.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë ndryshme të pabesueshme.

Dedaj në emisionin “Ditari” ka thënë se Kurti dhe partia e tij nuk do të duhej të kalonte as pragun zgjedhor.

-Advertisement-

“Populli i Kosovës e ka kuptuar mashtrimin shekullor të Albin Kurtit dhe njerëzve tjerë që janë në krye të institucioneve të Kosovës dhe ka me pas ndryshime të pabesueshme. Me kanë populli i pjekur sikurse që janë në skandinavi, ky duhet me pas problem me kalu 5 %. Kosova në këto katër vjet është shtet i dështua”, ka thënë Dedaj.

Ai ka kritikuar edhe ministrat e kabinetit qeveritar, për të cilët ka thënë se “ata vetëm ministra nuk janë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera