Fokus

Befason Lumbardh Salihu, dëgjoni me çfarë pyetje i drejtohet publikisht Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 16 November 2024

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Lumbardh Salihu, ka folur për rrugëtimin e tij të rij, e për arsyet që e bindën atë që t’i hyj politikës e garës me 9 shkurt, shkruan Gazeta Infokus.

Salihu në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ndër të tjerash a pasur edhe disa pyetje për kryeministrin Albin Kurtin.

“Unë mundem me e krahasu Albinin e opozitës me albinin e tash në qeveri, dmth janë dy Albina komplet të ndryshëm, unë e di babi jem kur ishin në opozitë ai ishte professor e mas fakulltetit ardhke me kmish në zyret e LVV, dhe ka qenë shumë modest edhe ato fjalit na s’ hypëm nëpër xhipa na se bajmë keto, tash i ka ndrru krejt parimet edhe muj me thanë qe ato premtimet qe i ka dhanë një kryueinistër nuk janë plotësu fare dhe zgjënjimi është duke u pa në Kosovë, e tash pse mendoj që Albini po e ka fokusin në Diasporë s,e unë mendoj që në Kosovë ju kanë hup pak rezervat”, ka deklaruar Salihu.

-Advertisement-

E po ashtu ai ka treguar edhe për pritshmëritë që i ka pasur për qeverisjen e Albin Kurtin e të cilat kanë qenë shumë më të mëdhaja, por që thotë se të gjithë janë zgjënjyer nga kjo qeveri.

“Është tmerr për mu që në vitin 2024 kabllat përmi pllafon prekshin në tokë, a e din është 2024 për qka je kryeministër për qka je në qeveri, a ke premtu që ki me ba mamirë a ke premtu që ke me maru projekte të reja, shkolla të reja, qerdhe të reja, spitale të reja, ska ndodh kurgjo hiq për qka je pra kryeministër”, ka pyetur Salihu kryeministrin Kurti me këto pyetje. /Gazeta Infokus/

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera