Lajme

Arrestohet një serb për sụlmin ndaj KFOR-it në veri ku ishin lënduar 93 ushtarë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 15 Nëntor 2024

Një person nga nacionaliteti serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani personi i arrestuar është i dyshuar për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar në protestën e Zveçanit.

“Rreth orës 11:00 kemi asistuar Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në veri të Mitrovicës. Personi është i dyshuar për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, ka thënë Elshani.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy