Lajme

Osmani i jep mbështetje rektorit të UP-së

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 11 November 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahun, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës.

Presidenca ka bërë të ditur se gjatë takimit Osmani u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.

“Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera