Hoxhaj: Me Trump si president, Ballkani do të jetë më i qëndrueshëm
Autori: Gazeta inFokus
07:51 | 08 November 2024
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me Trumpin, Ballkani do të jetë më i qëndrueshëm.
“Rajoni do të jetë më stabil dhe një administratë nën udhëheqjen e Trump do të jetë më e përkushtuar për stabilitetin në rajon. Unë besoj se do të ketë më shumë një kontuinitet, një shpejtësi dhe vendosmëri për të shtyrë disa tema që kanë ngelur të pambyllura në Ballkan. E shoh temën e dialogut edhe në raport me përkushtimet që mund t’i ketë dhe duhet t’i ketë Amerika në raport me Ballkanin. Me bindjen time të plotë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund ta ketë një epilog që është në favor mbi të gjitha të qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan, nëse paralelisht me dialogun amerikanët e kanë prioritet të dorës së parë anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Hoxhaj.
Teksa ka bërë një analizë të hollësishme të së ardhmes dhe gabimeve të qeverisë Kurti ai thotë se Trump e mbyll çështjen e lënë rrugëve të Kosovës brenda këtij mandati.
“Prej atyre të cilët janë pranë presidentit Trump dhe që kanë hartuar platformën e politikës së jashtme, që thirret si projekti 20/25, mendoj që ka pas zëra dhe njerëz që i njoh personalisht që janë deklaruar se duhet të jetë prioritet i Trump anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe kjo do të ishte kartë balancuese në raport me Serbinë dhe në raport me rajoni. Por dialogu do të varet shumë edhe si do të duket Komisioni i ri Europian, por edhe prej situatave të fundit politike në Gjermani dhe Francë, meqë në Gjermani kemi një rënie të qeverisë. Një partneritet i mirëfilltë amerikano-europian, një vendosmëri e Trump për vendimet të mëdha për rajonin, por edhe një qeveri e përgjegjshme në Kosovë mund të jenë aktorë vendimtarë dhe mund të jenë në fazën kritike të përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë”, deklaroi Hoxhaj për A2CNN.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































