Kurti në takim me Bettel: Ndihma nga Luksemburgu mbi mesataren e shteteve të BE’së në raport me territorin dhe popullsinë
Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 05 November 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar zëvendësministrin dhe ministrin e Punëve Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.
“Herën e kaluar ishin takuar në Neë York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sot në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti zëvendëskryeministrin, njëherësh, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.”
Kurti ka thënë se ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mesataren e shteteve të BE’së në raport me territorin dhe numrin e popullsisë së saj. Ai e ka falënderuar për këtë.
“Jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për ndihmën dhe mbështetjen e Luksemburgut përgjatë viteve në zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë por edhe për kontributin në sektorin e sigurisë përmes KFOR-it dhe EULEX-it. E vlerësojmë shumë mbështetjen në fushën e shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe administratës publike. Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mesataren e shteteve të BE-së në raport me territorin dhe numrin e popullsisë së saj. Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen edhe kontributin tuaj”, u shpreh Kurti.
ZKM thotë se Kurti e Bettel kanë diskutuar për raportet ndërshtetërore, fushat e bashkëpunimit dhe rreth përfitimit nga marrëveshjet bilaterale.
“Në një bashkëbisedim të hapur e të përzemërt ata diskutuan rreth raporteve ndërshtetërore, fushat e bashkëpunimit dhe rreth përfitimeve nga marrëveshjet bilaterale që Kosova dhe Luksemburgu kanë në fusha të ndryshme. Listës së bashkëpunimit i është shtuar edhe një Memorandum i Mirëkuptimit i cili u nënshkrua dje. Ky Memorandum përbëhet nga dy fonde për mbështetje për sektorin privat në vlerë të përgjithshme mbi 35 milionë euro. Ata gjithashtu diskutuan për mundësitë e reja të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare që viteve të fundit kanë shënuar një trend të rritjes dhe mundësitë për investime. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri veçoi fushën e teknologjisë dhe të energjisë si sektorë me potencial të madh të vendit tonë dhe pozitën e përshtatshme gjeografike, sistemin tatimor, fuqinë punëtore profesionale dhe shumëgjuhëshe, progresin demokratik dhe stabilitetin institucional si përparësitë që ofron Kosova.”
Kurti ka shprehur mirënjohje për “mbështetjen e palëkundur të Luksemburgut në anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e vlefshëm të Agjencisë Zhvillimore LuxDev”.
“Ai po ashtu përgëzoi zëvendëskryeministrin Bettel për përurimin e objektit të ri të ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, i cili u inaugurua mbrëmë, duke e cilësuar atë si dëshmi e raporteve tona të forta dhe infrastrukturë për t’i thelluar edhe më shumë ato.”
“Ky ishte takimi i tretë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Bettel në dy vitet e fundit. Në korrik të vitit të kaluar, kryeministri Kurti e kishte mirëpritur atëherë kryeministrin Bettel në Prishtinë, në kuadër të vizitës së tij zyrtare bashkë me ish-kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.”
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...