Lajme

“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 03 November 2024

Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partitë opozitare. Përmes një reagimi në faqen zyrtare, LVV ka atakuar opozitën duke e quajtur “klubi i stërvjetruar politik”, duke thënë se i kishin rritur pagat për vete, gjyqësorin e prokurorinë, meqë “aty kishin interes”.

LVV thotë se ish-pushtetet, sa i përket shërbyesve civilë, ua kishin rritur pagat vetëm 4%

 Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Klubi i Stërvjetruar Politik flet sërish për rritje të pagave. Por, kjo nuk është diçka e re nga ta.

Por çfarë bënë ata sa ishin në pushtet?

Për veten, prokurorinë dhe gjyqësorin rritën pagat për 100%, sepse aty kishin interes. Ndërkohë, shërbyesve civil, për të cilët gjithmonë premtonin, u rritën pagat vetëm 4%.

Në dallim nga ta, Qeveria Kurti nuk premtoi rritje të pagave, por i realizoi ato, duke krijuar një kornizë ligjore për paga, koeficientë për secilin pozicion, dhe duke zvogëluar hendekun mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Rritja e pagave tani lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit: sa më shumë të rritet ekonomia, aq më shumë rriten pagat.

Gjithashtu, Qeveria u kujdes që të gjitha kategoritë të përfitojnë, veçanërisht mësuesit, policët, infermierët, zjarrfikësit, ushtarët dhe pensionistët. Krahas kësaj, u implementua një program i gjerë social që përfshin rritje të pensioneve, shtesa për nënat leona, për fëmijë dhe forma të tjera subvencionesh që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera