Fokus

Alarmon psikologia: Fëmijët po detyrohen prej shoqërisë të postojnë fotografi pasi kanë lënduar vetën me kërcënimin që nëse nuk e bëjnë nuk janë më pjesë e grupit

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 01 November 2024

Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu ka folur për fenomenin e vetëlëndimeve të nxënësve të shkollave në komunën e Gjakovës dhe Kamenicës prej një sfide të rrjetit social, TikTok, shkruan Gazeta Infokus.

E ftuar në emisionin Gratë n’Fokus, me Meme Smajlin ajo ka treguar nga ana psikologjike se pse këta fëmijë po veprojnë në këtë mënyrë.

Ajo tha se “Po detyrohen nga shokët dhe shoqet”.

-Advertisement-

“Ata janë në fazen kur eksperimentojnë në një fazë kur kërkojnë të i përkasin një grupi të caktuar, e liderët e grupeve, e ata janë detyru prej grupeve të shokëve të shoqeve me postu vetëlëndime të rrjeteve sociale, krejt kjo nëse ti nuk e poston dorën që je lëndu, nuk je mo pjesë e grupit e ai presioni që me qenë në atë grup i detyron ata që me i ba sjellje të rrezikshme”, ka deklaruar psikologia.

Për më shumë ndiqeni storien në vazhdim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera