ZKA-ja deklarohet mbi gabimet e bëra në raportin vjetor të auditimit
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 01 November 2024
Zyra Kombëtare e Auditimit njoftoi se në raportin vjetor të auditimit për vitin 2023 gjatë procesit të përgatitjes teknike është lëshuar një gabim, ku në faqen 42 të raportit përkatësisht te kategoria “Mallrat dhe Shërbimet”, kanë mbetur të dhënat nga raporti vjetor i auditimit për vitin 2022.
ZKA-ja sqaron se në faqen 42 përkatësisht te shënimi “Mallrat dhe Shërbimet” ku është bërë përshkrimi i zërave kryesorë që përbëjnë shpenzimet e kësaj kategorie, të dhënat e paraqitura nuk paraqesin gjendjen sipas të dhënave nga raporti vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Me vendim të Auditores së Përgjithshme, është korrigjuar raporti vjetor i auditimit për vitin 2023 në faqen 42, te paragrafi 2 janë bartur të dhënat e korrigjuara të cilat përkojnë me të dhënat e sakta me raportin vjetor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës 2023, përkatësisht, shënimi 28 “Mallrat dhe shërbimet” si në vijim:
Zërat kryesorë në këtë kategori të cilat përfshijnë pjesën më të madhe të shpenzimeve janë: shërbimet kontraktuese tjera me 70,927,000€, furnizimet mjekësore 61,714,000€, shpenzimet e karburantit dhe ngrohjes 27,910,000€, blerja e librave 514,000€, shpenzimet e qirasë 11,495,000€ etj.
“Për hir të korrektësisë, njoftojmë opinionin publik se sipas metodologjisë së Zyrës Kombëtare të Auditimit në tri vitet e fundit shifra për shpenzimet e karburantit është e përmbledhur. Sipas dëshmive të auditorit, vlera e korrigjuar për 2023 për karburante përfshin shpenzimet për vetura në vlerën 10,471,000 €, naftën për ngrohje qendrore 7,590,000 €, mazutin 833, 000 €, derivatet për gjeneratorë 520,000 €, dru 8,288, 000 € si dhe vaj 208, 000 €” thuhet në njoftim.
Auditorja e përgjithshme dhe Zyra Kombëtare e Auditimit sigurojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës, opinionin publik si dhe subjektin e audituar se ky gabim teknik nuk ka pasur ndikim për nga aspekti i auditimit në raport si dhe në opinionin e auditimit për raportin vjetor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës.
“Lidhur me këtë lëshim teknik, ZKA-ja ka njoftuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si subjekt i audituar, Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP) dhe Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere (KBPT) me të gjitha sqarimet e nevojshme” përfundon njoftimi i ZKA-së.
Të tjera
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...
-
Dridhet Japonia – tërmet me magnitudë 6.6
Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperën...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...