Ulen vlerat e manganit në Badoc, por uji ende i papijshëm
Autori: Gazeta inFokus
07:22 | 01 November 2024
Vlerat e manganit në liqenin e Badocit janë ulur ndjeshëm, por uji mbetet ende i papijshëm. Këtë e ka konfirmuar Burbuqe Nushi – Latifi, udhëheqëse e Komisionit për ujëra dhe koordinatore në IKSHPK.
“I kemi marrë 15 monstra prej rrjetit të zonës, e cila furnizohet nga Badoci. Vlerat janë më të ulëta sesa ditëve të mëhershme, janë 0,2 deri në 0,4. Ndërkaq ka pasur vlera që kanë shkuar deri në 500 e 600. Standardi ligjor është 0,05 miligram për litër”, ka thënë ajo.
Nushi – Latifi ka treguar se sivjet ky fenomen është lajmëruar më herët dhe po zgjat më shumë. Sipas saj, ndryshimet klimatike dhe infrastruktura e liqeve ndikon në rritjen e manganit.
“Është fenomen që ndodh gjithkund gjatë ndërrimeve sezonale. Pse po ndodh në liqenin e Badocit është për shkak të infrastrukturës që ka, por secili liqen që është i destinuar për ujë të pijshëm e ka infrastrukturën asisoji që mund të ndërrohet niveli i përputhjes së ujit dhe përcjelljen e tij në fabrikë. Te Badoci është vetëm në një vend dhe nuk ka mundësi me lëviz me atë përthithje”, ka sqaruar ajo.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...



































