Dakaj: Sulmet e pushtetit, janë dorë e kujtdoqoftë që përgjon, përcjell, kërcënon dhe rrezikon jetën e gazetarëve
Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 31 October 2024
Gazetari dhe analisti, Shkelzen Dakaj ka reaguar pasi sot gjatë ditës, gazetari Vehbi Kajtazi ka gjetur në veturën e tij një pajsije gjurmuese.
E gjithë kjo pas diskutimit të madh publik ku, Kajtazi me dy gazetarët e tjerë, Berat Buzhala dhe Lirim Mehmetaj akuzuan Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë se është bërë vegël e pushtetit dhe se po i përcjell ata.
Dakaj ka thënë se rasti i Vehbi Kajtazit duhet të jetë shqetësim për të gjithë, shkruan Gazeta Infokus.
Ai ka kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejtë dhe se duhet të kërkohet llogari ndaj gjuhës dhe etiketimeve të vazhdueshme të pushtetit ndaj gazetarëve.
“Ky rast duhet të na shqetësojë të gjithëve. Duhet të kërkojmë dhe të bëjmë presion te organet e drejtësisë për të zbardhur këtë rast sa më shpejt. Duhet të kërkojmë llogari dhe të protestojmë ndaj gjuhës së njerëzve të pushtetit që, në mënyrë sistematike, kanë etiketuar gazetarët dhe i kanë akuzuar pa asnjë bazë se janë të lidhur me Serbinë dhe financohen nga strukturat e tyre kriminale. Çdo pasojë, çdo kërcënim dhe rrezikim i gazetarëve që janë etiketuar nga njerëzit e pushtetit, duhet t’u kërkojmë atyre llogari dhe t’i mbajmë përgjegjës. Gjuha e tyre, sulmet e tyre, janë dorë e kudoqoftë që përgjon, përcjell, kërcënon dhe rrezikon jetën e gazetarëve”, shkruan gazetari.
Ai ka shtuar se Vehbi Kajtazi nuk frikësohet dhe nuk ndalet dhe se kushdo që mundohet të ushtrojë presion mbi mediat ka një luftë të humbur.
Dakaj ka thënë se profesioni i gazetarit është më i shenjtë se sa qeveritë të cilat janë kalimtare.
“Vehbi Kajtazi nuk frikësohet, as nuk shantazhohet, dhe as nuk mund të ndalet. Sikur që kanë provuar edhe në të kaluarën, edhe këta që janë sot, e kushdo qoftë që përpiqet të ushtrojë presion mbi mediat, le ta ketë të qartë se e ka luftë të humbur. Sot njohim shumë të tillë që, kur ishin të mbuluar me petkun e pushtetit, kanë tentuar të bëjnë gjëra të tilla (jo në përmasat e këtij pushteti), por sot jetojnë me njëfarë turpi që do t’u rrijë si hije gjatë gjithë jetës. Ky profesion është më i shenjtë se të gjithë ju që jeni kalimtarë. Demokracia, liria e mediave dhe liria e shprehjes, për të cilat luftojmë çdo ditë, janë themelet e këtij shteti e kësaj shoqerie. Prandaj, nuk mund të rrëzohen nga asnjë tru i shpëlarë, qofshin ata edhe me mijëra dhe në çfarëdo pozite e funksioni”, përfundon Dakaj.
Derisa Kajtazi pas gjetjes së përgjuesit në veturën e tij ka deklaruar se nuk po ndihet i sigurtë dhe ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të merret me rastin e tij./Gazeta Infokus
Të tjera
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...