Von Cramon kundër Borrellit: Nuk mund t’i njohim zgjedhjet në Gjeorgji
Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 28 October 2024
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon e ka quajtur “shaka” dhe “jashtë realitetit” deklaratën e shefit të BE-së Josep Borrell dhe Komisionit Evropian mbi zgjedhjet në Gjeorgji, ku partia në pushtet “Ëndrra gjeorgjiane” mori 55% të votave nga pothuajse 100% të votave të numëruara.
Von Cramon në një postim në X tha se deklarata e përbashkët e lëshuar sot për media nga shefi i BE-së dhe KE-ja, nuk ka të bëjë me realitetin dhe nuk është e dobishme për popullin e Gjeorgjisë.Ajo ka akuzuar BE-në se me qëndrimin e tij se zgjedhjet kishin qenë mirë të organizuara, tradhton demokracinë, shtetin ligjor dhe besimin ndaj vetë Bashkimit Evropian.
“Ne nuk mund t’i njohim ato zgjedhje. Kjo duhet të ketë qenë fjalia e parë!”, shkruan raportuesja von Cramon.
Në deklaratën e përbashkët e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell dhe Komisionit Evropian për zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji thuhet se ato ishin të rregullta dhe mirë të organizuara.
“Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të udhëhequr nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), “dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte proceduralisht e mirorganizuar dhe e administruar në mënyrë të rregullt, por e karakterizuar nga një mjedis i tensionuar, me kompromise të shpeshta në fshehtësinë e votës dhe disa mospërputhje procedurale, si dhe raporte për frikësim dhe presion mbi votuesit që ndikuan negativisht në besimin e publikut në proces. Raportet për presion mbi votuesit, veçanërisht mbi punonjësit e sektorit publik, mbetën të përhapura gjatë fushatës. Kjo, së bashku me gjurmimin e gjerë të votuesve në ditën e zgjedhjeve, ngriti shqetësime në lidhje me aftësinë e disa votuesve për të votuar pa frikën e ndëshkimit,” thuhet në deklaratë.
Për më tepër, vëzhguesit e zgjedhjeve raportojnë një fushë loje të pabarabartë, një fushatë përçarëse në atmosferë të polarizuar dhe shqetësime të rëndësishme mbi ndikimin e ndryshimeve të fundit legjislative në këtë proces zgjedhor.
Në deklaratën e përbashkët i bëhet thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë dhe autoriteteve të tjera përkatëse që të përmbushin detyrën e tyre për të hetuar dhe gjykuar me shpejtësi, transparente dhe në mënyrë të pavarur parregullsitë zgjedhore dhe pretendimet për to.
“Këto parregullsi duhet të sqarohen dhe adresohen. Ky është një hap i domosdoshëm për të rindërtuar besimin në procesin zgjedhor”, thuhet në raport duke shtuar se BE-ja pret me padurim raportin dhe rekomandimet përfundimtare të OSBE/ODIHR-it, të cilat duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur.
BE i bën thirrje Gjeorgjisë të miratojë reforma demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, në përputhje me parimet thelbësore të integrimit evropian, duke porositur se çdo legjislacion që cenon të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve gjeorgjianë dhe që bie ndesh me vlerat e parimet mbi të cilat është themeluar BE-ja, duhet të shfuqizohet.
Ndryshe, “Ëndrra gjeorgjiane”, partia e miliarderit Bidzin Ivanishvili, fitoi 55 për qind të votave bazuar në të dhënat nga 100 për qind e qarqeve të numëruara, ndërsa koalicioni opozitar pro-evropian fitoi rreth 37 për qind, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot.
Opozita pro-evropiane i hodhi poshtë rezultatet si “zgjedhje të vjedhura” dhe “grusht-shteti kushtetues”.
“Ne nuk i njohim rezultatet e rreme të zgjedhjeve të vjedhura”, tha Tina Bokuçeva, kryetare e Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, një nga katër partitë në koalicionin opozitar, në një konferencë për shtyp.
Duke dënuar marrjen e pushtetit dhe “puçin kushtetues”, një nga liderët e opozitës, Niko Gvarami, tha se opozita “ka deshifruar një skemë për të falsifikuar zgjedhjet”.
“Ëndrra gjeorgjiane nuk do të mbetet në pushtet, tha ai.
Shumë gjeorgjianë besonin se zgjedhjet e djeshme parlamentare ishin ndoshta vota më e rëndësishme e jetës së tyre, pasi ato do të përcaktonin nëse Gjeorgjia do të ndiqte rrugën drejt BE-së, apo do të pranonte autoritarizmin dhe ndikimin rus.
Sipas sondazheve parazgjedhore, rreth 80 për qind e gjeorgjianëve janë në favor të anëtarësimit në BE dhe kushtetuta e vendit i detyron liderët e saj të përpiqen për anëtarësim në Bashkimin dhe NATO.
Por Brukseli e vuri në pritje procesin e pranimit të Gjeorgjisë në BE pasi partia qeverisëse “Ëndrra gjeorgjiane” në qershor miratoi një “ligj rus” që shtrëngon lirinë e fjalës. Shumë gjeorgjianë kanë frikë se partia po e tërheq vendin drejt autoritarizmit dhe po vret shpresat se mund të bashkohet me BE.
Partitë opozitare, me ftesë të presidentes Saloma Zurabishvili, nuk u bashkuan në një koalicion të vetëm, por edhe me thirrjen e saj, firmosën “Kartën gjeorgjiane”, duke rënë dakord që në rast të fitores së opozitës, një qeveri ekspertësh të formohet, e cila do të siguronte tranzicionin demokratik dhe do të zbatonte reformat e nevojshme për të vazhduar rrugën drejt BE-së.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...