Lajme

Ngjarja tragjike mes dy vëllezërve në Prishtinë, Policia jep detajet e para!

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 27 October 2024

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht me vrasjen e njërit prej tyre.

Sipas informacionit të konfirmuar për GazetaBlic nga Policia e Kosovës, incidenti ndodhi në orën 20:30 në Rrugën Tirana.

Policia pranoi njoftimin për një konflikt mes dy personave.

-Advertisement-

Hetimet e policisë janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin dhe rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë. Autoritetet janë angazhuar për të marrë dëshmitë e nevojshme dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje tragjike që ka tronditur komunitetin.

“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë.
Sipas informacioneve fillestare qe kemi behet fjalë per nje mosmarrveshje mes ty personave, ku dyshohet se njeri ka goditur personin tjeter me nje mjet të mprehtë. Ekipa shendetsore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marr me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njesitet kompetente per te sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë quar deri te ky rast i rëndë”, tha Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera