Lajme

“Unë nuk kam gjàk shqiptari e du tej mase Kosovën”- rrëfimi i 70 vjeçares amerikane që me vite jeton dhe vepron në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 25 October 2024

“Kam jetuar me shqiptarët e Kosovës për tetë vjet, midis vitit 1981 dhe 1997; fillimisht si antropologe, duke bërë hulumtime dhe më vonë si punonjëse e ndihmës humanitare”, shkroi Janet Reineck në botimin e saj “Një Amerikane në Kosovë”.

Në një intervistë për Gazetën Infokus, Reineck rrëfen plot nostalgji historinë e saj dhe kujtimet që i lanë gjurmë që nga vitet 1981, kur ajo erdhi për të jetuar në Kosovë.

“Unë kam jetuar një kohë të gjatë këtu, kuptohet në vitin ‘80 edhe ‘90 , krejt tetë vjet kam jetu në Kosovë edhe më kanë përzanë, serbët më kanë përzanë në ‘97  dhe kam shku në Amerikë kam jetu atje, kam punu për ndihma humanitare nëpër botë. Edhe ma në fund kam këtë shancë me ardhë prap në Kosovë, se njerzit munden tash me më zavendësu atje munden me punu, edhe me shku ma përpara me qato punë që ne i kemi bërë. Tash kam rast me jetu ku du dhe kam zgjedh Kosovën, se ma shumë jam e lidhur me këtë vend , nuk kam gjak shqiptar fare por me pëlqen ky vend.”, u shpreh zonja Janet.

-Advertisement-

Janet po ashtu tregoi edhe mënyrën se si kishte jetuar në fshatra të Kosovës dhe respektin që ka ende për banorët, duke ditur që ishin në gjendje të vështirë pas luftës.

“Edhe në Prishtinë kam jetuar më shumë me katunare, që une e respektoj shumë dhe po theksoj fjalën katund me respekt të thellë se e di çka kanë hek dhe çka kanë përjetu, dhe çfarë njerëz të fortë janë. Ajo ka qenë baza ime, andaj po flas si po flas, si në katund”, ka thënë ajo për Infokus.

Derisa ajo ka edhe një mesazh për të rinjtë që po lëshojnë Kosovën.

“Këshilla jem për rinin është me mendu ma thellë se çka ka Kosova e jo çka nuk ka, se ju jeni tu e krahasu Kosovën me Zvicër, Austri, Gjermani vendet më të pasura në krejt botën. Ju hala nuk keni mbërri atje, tash jeni shtet që 20 vjet, 24 vjet jeni mas luftës do të thotë, po lyp kohë për me ndërtu këtë shoqni, po kush ka më ndërtu këtë shtet, këtë demokraci kjo lyp kohë, durim, intelegjencë , është mirë për rininë me studiu jashtë por me u kthy prap këtu.”, tha Janet./ Gazeta Infokus/

Ndiqni më poshtë rrëfimin e saj të plotë se si ajo jetoi në fshtara duke mësuar edhe të përgatisë ushqime tradicionale e që tash në Prishtinë mban edhe kurse vallëzimi të valleve popullore shqiptare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera