E dashura e Liam Payne shfaqet për herë të parë ne publik pas ngjarjes tragjike!
Autori: Gazeta inFokus
07:27 | 22 October 2024
Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, po rikthehet në qendër të vëmendjes pas vdekjes tragjike të këngëtarit.
Ajo u pa për herë të parë në publik pas rënies fatale të ish-anëtarit të One Direction në Buenos Aires, Argjentinë, javën e kaluar, duke mbajtur një profil të ulët në këtë periudhë të vështirë.
Kate, e cila kishte qenë në një lidhje me Liam për rreth dy vjet, u pa në Florida, ku shkoi të bënte disa blerje për ushqim për qenin e tyre. Ajo dukej e trishtuar gjatë kësaj daljeje, e veshur me pantallona sportive gri dhe një bluzë të gjerë, e shoqëruar nga qeni i saj dhe Liamit.
Në ditët pas vdekjes së Liam, Kate ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke falenderuar fansat për mbështetje dhe dashuri. Ajo e përshkroi Liamin si “engjëllin” e saj dhe shprehu dashurinë e saj “pa kushte” për të.
Kate kishte qëndruar me Liam në Argjentinë për disa ditë para rënies së tij fatale nga ballkoni i hotelit. Ajo kishte vendosur të kthehej në Florida përpara tij, pasi ndjeu nevojën për të qenë në shtëpi pas një udhëtimi që zgjati më shumë seç ishte planifikuar.
Policia ka deklaruar se Liam u hodh nga një lartësi, duke sugjeruar se një substancë hallucinogjene mund të ketë luajtur rol në tragedi, por po presin rezultatet e testeve mbi substancat e gjetura në dhomën e tij.

T� tjera
-
Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të ...
-
Sondazhi në SHBA: Votuesit tri herë më shumë kundër kandidatëve që mbështesin luftën me Iranin
Një sondazh i realizuar nga YouGov ka treguar se amerikanët janë më pak të pr...
-
I ndarë nga gruaja dhe jashtë Kosovës, burri nga Prishtina e kërcënon në rrjete sociale – Policia në kërkim të tij
Një grua në Prishtinë ka kërkuar mbrojtje nga institucionet pasi ka denoncuar...
-
Moti sot: Vranësira të shpërndara dhe intervale me diell
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me...
-
Grupi Parlamentar i Aleancës thërret konferencë për media
Grupi Parlamentar i Aleancës, ka thirrur për sot një konferencë për media, e ...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, n...
-
Shifra shqetësuese: Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë
Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me debatet e fundit në opinion publik ...
-
Adnon Jashari ende në arrati: Gjykata e Prishtinës nis sot seancën ndaj tij për vrasjen e Diana Kastratit
Gjykata Themelore në Prishtinë sot, me fillim nga ora 09:30, pritet të zhvill...
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...

































