Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë pranon donacion 30 shtretër për pacientë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 17 October 2024

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar donacion 30 shtretër për pacientë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga vetë spitali, ku kanë shkruar se me dhënien e këtij donacioni do të përmirësohen kushtet e trajtimit për pacientët.

“Falënderim për donacion! Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar si donacion 30 shtretër për pacientë. Ky donacion erdhi si iniciativë e famullitarit të Kishës katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë Don Lorenci Sopii cili pas bisedës me Drejtorin Ekzekutiv Dr.Fazli Shala është angazhuar në sigurimin e këtij donacioni përmes z. Daniel Thomas dhe ndihmës së Shtetit Zviceran. Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon nga zemra Don Lorenc Sopin, z. Daniel Thomas dhe Shtetin Zviceran për këtë donacion që që mundëson të kemi kushte më të mira për pacientë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

-Advertisement-

Po ashtu, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur mirënjohje të thellë dhe vlerësim të madh për këtë akt bujarie, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së ofruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera