Lajme

Një ditë pas publikimit të përgjimeve ku i tha “vëlla” Simiqit, Kurti i shkon në zyrë me lule Kusari – Lilës

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 16 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë pas publikimit të bisedave të Mimoza Kusari-Lilës me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, u përkujdes që t’i uronte në mënyrën më të mirë ditëlindjen, shefes së grupit parlamentar.

Kurti shkoi në zyrë dhe i dërgoi edhe lule për ditëlindje, Mimoza Kusari Lilës. E se lulet ishin për Mimozën dhe ditëlindjen e saj, Kurti e kishte konfirmuar shkurtimisht në një bisedë me gazetarët.

“Po janë për Mimozën, për ditëlindje”, tha shkurt Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Më pas u publikua edhe një fotografi prej zyrës Kusari – Lilës, ku shiheshin të dy së bashku duke u shkrirë së qeshuri.

E gjithë kjo vetëm një ditë pasi në adresë të Kusari – Lilës erdhën qindra mijëra reagime pasi në bisedat që iu publikua ajo e quajti Slavko Simiqin edhe “vëlla”.

Kurti në zyren e Mimozës për ditëlindje, të gjithë në disponim duke qeshur

“Festë e madhe për VV-në”: Kurti, Mihali së bashku me deputetë, mblidhen për të festuar ditëlindjen e Kusarit

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera