Lajme

Rruga Gjilan – Prishtinë do të bllokohet në këto orë, shkak punimet

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 16 Tetor 2024

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se sot do të kryhen punime në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, konkretisht në fshatin Parallovë, nga ora 14:30 deri në 16:00.

Gjatë këtij intervali, ky segment rrugor do të bllokohet dhe do të ridrejtohet trafiku për automjetet që kalojnë në atë zonë.

Për të lehtësuar situatën në qarkullim, Policia kërkon mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të përdorin rrugët alternative.

-Advertisement-

Për ata që udhëtojnë nga Gjilani në Prishtinë, rekomandohet rruga Ponesh – Gadime, e cila lidh me magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Ndërsa për ata që udhëtojnë nga Prishtina në Gjilan, sugjerohet që në udhëkryqin e fshatit Llabajn të kthejnë në të majtë, duke vazhduar në rrugën që kalon përmes fshatrave Prekovc, Makresh dhe Stanishor.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy