Lajme

Tetori rozë – pamje të Osmanit nga vizita në Onkologji

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 16 October 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka vizituar Klinikën e Onkologjisë.

Ajo ua dorëzoi pacienteve me kancer pakot onkologjike për të cilat e para e vendit tha se janë të domosdoshme.

“Sa herë vijmë këtu në Onkologji është natyrisht një ndjenjë e rëndë për shkak se shohim shumë qytetarë që përballen me një sëmundje sfiduese por në anën tjetër është vizitë inkurjuese sepse shohim punën e juaj e cila mendoj që vërtetë i ndihmon pacientëve të tejkalojnë shumë sifda me sukses. Në takimet tona të vazhdueshme kemi diskutuar që përkundër këtyre dhimbjeve të mëdha që i kalojnë, së paku nga aspekti emocional të tentojmë që disa probleme t’ua largojmë pacienteve që përballen me këtë sëmundje. Pakot onkologjike janë të domosdoshme dhe shpresojmë që t’iu ndihmojnë grave”, tha Osmani në takimin me stafin shëndetësor të kësaj Klinike.

-Advertisement-

Për të tretin vit radhazi, Presidenca, së bashku me Jeta-Vita, dhurojnë këto pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë #TetoriRozë.

Më poshtë ndiqni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera