“Së shpejti del e vërteta, dikush do të turpërohet” – Deputeti Enver Dugolli e mbron Kusari Lilën për komunikimin me Radojiçiq
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 15 October 2024
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli,i ka dhënë përkrahje shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila, në lidhje me komunikimet e saj me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë Milan Radojiçiqin.
Dugolli ka thënë se është i bindur se së shpejti do të dal një e vërtetë tjetër në lidhje me këto komunikime, pas së cilës ai thotë se dikush do të turpërohet.
“Afera apo siç quhet kjo pubilikimi i këtyre përgjimeve me listën serbe, pra të Mimoza Kusari Lilës, nuk ka marrë epilog. Zonja Kusari Lila e ka thënë edhe atë ditë që do t’i ndjekë hapat ligjor dhe e kam bindjen e plotë se së shpejti do të dal e vërteta dhe dikush lëre që do të turpërohet por do të ketë edhe persekucione ligjore për shkak se kemi dyshime të bazuara që ato përgjime janë të montuara, nuk kanë bazë të vërtetë të vërtetësisë, ka manipulime të ndryshme të cilat ekspertët e kësaj fushe do t’i vërtetojnë edhe më pastaj do të përballen ata me drejtësinë”, ka deklaruar ai në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus.
“Unë të thashë që kjo lufta hibride është shumë e ndërlikuar, zhvillohet në atë mënyrë që në shikim të parë apo në përballjen e parë të krijohet përshtypja që gjithçka është ashtu, por ekzistojnë edhe mekanizma edhe mënyra që të vërtetohen ato, edhe nuk është mirë që apriori të japim një mendim për vërtetësinë e tyre, le të presim, nuk do të shkon edhe gjatë dhe e vërteta do të dal në shesh. Dhe jam i bindur se ka aty shumë pavërtetësi të mëdha për të cilat do të dëshmohen me prova konkrete”, ka theksuar Dugolli.
Gjatë ditës së sotme janë publikuar komunikime të reja të Mimoza Kusari Lilës me drejtues të Listës Serbe.
Në to, Kusari Lila bën përpjekje që të koordinohet me Listës Serbe për votimin e disa ligjeve e projektligjeve në Kuvend. /Gazeta Infokus
Të tjera
-
Avioni kinez C919 transporton 1 milion pasagjerë
Avioni i madh i pasagjerëve i prodhuar në Kinë, C919, arriti momentin histori...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...