Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus
Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 15 October 2024
Rritje e akteve të spiunazhit dhe sabotimit, konfrontim i mundshëm i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n që në vitin 2030: Shërbimet sekrete gjermane dhanë alarmin të hënën për rrezikun në rritje që ata besojnë se përfaqëson ndërhyrja e Moskës në Gjermani dhe Evropë.
Ishte një parashikim i zymtë që tre krerët e shërbimeve të inteligjencës gjermane dhanë të hënën gjatë seancës dëgjimore vjetore para deputetëve.
“Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, tha kreu u Shërbimit Federal të Zbulimit (BfV), Service Thomas Haldenwang, duke iu referuar kërcënimeve nga jashtë, nga Rusia, Kina, Irani, si edhe kërcënimeve të brendshme nga radikalizmi islamik dhe e djathta eksteeme.
Zyrtarët e inteligjencës kanë qenë veçanërisht të zëshëm për ndërhyrjen e Moskës në Gjermani në kontekstin e luftës në Ukrainë. Pas Shteteve të Bashkuara, Gjermania është furnizuesi më i madh iarmëve për Ukrainën.
“Na pëlqen ose jo, jemi në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Bruno Kahl kreu i agjencisë gjermane të zbulimit (BND).
“Spiunazhi dhe sabotazhi rus po shtohen në Gjermani, si në sasi edhe në cilësi”, shtoi zoti Haldenwang.
Gjermania është tronditur nga disa raste të spiunazhit pas të cilave dyshohet se qëndron Rusia, veçanërisht që nga agresioni rud ndaj Ukrainës në shkurt 2022.
Në prill, dy burra me nënshtetësi ruse dhe gjermane u akuzuan për planifikim të akteve të sabotimit për interesa të Rusisë, përfshirë në një bazë ushtarake të SHBA-së, për të minuar ndihmën gjermane për Ukrainën.
Zoti Haldenwang akuzoi Moskën se qëndron pas ngjarjes së shënuar në korrik, kur një pako mori flakë në një qendër të DHL-së në qytetin Leipzig, përpara transportit të planifikuar me avion.
Nëse pakoja “do të kishte shpërthyer në bord gjatë fluturimit”, tha ai, “do të ndodhte përplasje dhe mbetjet do të preknin të gjithë njerëzit këtu në Gjermani që simpatizojnë [presidentin rus Vladimir] Putinin dhe regjimin e tij, në mënyrë të hapur apo të fshehtë”.
Drejtorja e shërbimit të zbulimit ushtarak gjerman (BAMAD), Martina Rosenberg, raportoi një “rritje të konsiderueshme të akteve të spiunazhit dhe sabotimit” që kanë si objektiv ushtrinë gjermane.
Moska po kërkon të marrë informacion mbi “dërgimin e armëve gjermane në Ukrainë” dhe “të krijojë një ndjenjë pasigurie”, u shpreh ajo.
“Kremlini po përgatitet për përshkallëzim të mëtejshëm të akteve hibride dhe të fshehta”, shtoi zonja Kahl.
“Me këto akte ndërhyrjeje të një “niveli të pashembullt”, Kremlini dëshiron të “testojë vijat e kuqe të Perëndimit”, vlerësoi drejtori i shërbimit sekret.
Sipas tij, Rusia “ndoshta” do të jetë në gjendje “të kryejë një sulm kundër NATO-s deri në fund të kësaj dekade”.
“Një konflikt i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n po bëhet një opsion për Rusinë”, shtoi zoti Kahl.
Rusia hodhi poshtë këto deklarata, duke thënë se ishte NATO-ja ajo që kërcënoi Rusinë.
Duke iu referuar zgjerimit të NATO-s, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte NATO-ja ajo që kishte lëvizur drejt Rusisë dhe jo anasjelltas.
Të tjera
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një serbi, që sulmoi policinë dhe KFOR-in, në Zveçan
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën ...
-
Berisha feston 80 vjetorin e lindjes në arrest shtëpiak: Jam në betejën me të rëndësishme të jetës
Nga shtëpia e tij, ku qëndron në arrest prej dhjetorit, Sali Berisha ka bërë ...
-
Gruda për mesazhet Mihali – Krasniqi: LVV nuk funksionon thjesht si një parti politike, por si një parti-shtet
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda, ka reaguar pas publi...
-
Ish-komandanti i FSK-së: Ushtarët duhet të përgatiten për luftë, jo për të gatuar ushqim
Gjeneral Kadri Kastrati, ish-komandant i Forca e Sigurisë së Kosovës ka folur...
-
Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi në Gjilan gjobitet me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje
Policia në Gjilan ka njoftuar se ka shqiptuar gjobë prej 200 eurove, 2 pikë n...
-
Djali në Gjakovë i vë zjạrrin shtëpisë së tij
Një person ia ka vënë zjarrin çatisë së shtëpisë në Gjakovë. Sipas policis...
-
Burri rrạh gruan në Fushë Kosovë, arrestohet
Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Fushë Kosovë. Siç bën të dit...
-
“Dejona a je zgjuar”: Nagip Krasniqi e merrte ‘aminin’ e Mihalit edhe për komunikatat e KEK-ut
Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë p...
-
Policia shqipton mbi 2000 mijë gjoba trafiku brenda 24 orë
Brenda 24-të orëve të fundit, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 2207 gjoba tra...
-
Arrestohet një person në Banjskë, policia i gjeti ạrmë e një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Banjskë të Zv...
-
Pejë: Zhduket një grua
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një grua. Rasti është duke ...
-
Kurti: Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë është shndërruar në një Bjellorusi të vogël në Ballkan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas përfundimit të Samitit të Procesit të ...