Lajme

Musliu tha se Maqedonci ka dhënë dorëheqje, Ministria e Mbrojtjes e mohon

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 11 October 2024

Ministria e Mbrojtjes ka demantuar lajmet se ministri Ejup Maqedonci ka dhënë dorëheqje nga ushtrimi i detyrës së tij.

Në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se Maqedonci as nuk ka dhënë dorëheqje e as që e ka në plan që të bëj një gjë të tillë.

“Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë”, thuhet në reagimin e shkurtë të ministrisë.

-Advertisement-

Ky reagim erdhi si shkas i një deklarate të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se ka informate se ministri Maqedonci ka ofruar dorëheqje.

Ministria Mbrojtjes është kritikuar së fundmi lidhur me tenderin për ushqimin e ushtarëve të FSK-së, teksa sot reagoi edhe komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës duke thënë se do të pezullojnë aktivitet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera