Lajme

Pritjet e SHBA-së, Kasanof: Marrëveshja Bruksel-Ohër të zbatohet, Kosova ta çojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 11 October 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe presin që të përmbushin të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja Bruksel-Ohër.

Kështu ka thënë të premten emisari amerikan, Aleksander Kasanof, në një bashkëbisedim me gazetarët në Prishtinë.

Kasanof ka thënë se kjo përfshinë për Kosovën edhe dërgimin e Draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

-Advertisement-

Emisari amerikan ka deklaruar se SHBA koordinohet ngusht me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

“SHBA mbetet një përkrahëse e fuqishme e dialogut të BE-së. SHBA pret që Kosova dhe Serbia do të përmbushin të gjitha zotimet e bëra në dialog dhe nën Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe kjo përfshinë për Kosovën dërgimin e Draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Kasanof.

Kasanof theksoi, po ashtu, se Shtetet e Bashkuara “mbeten mbështetëse të fuqishme të popullit të Kosovës dhe të vendit demokratik, sovran dhe multietnik”.

“Ne vazhdojmë të mbështesim edhe integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe integrimin në strukturat evropiane, sidomos në kohën kur shohim aq ndryshime në Evropë. Mendojmë se ky vazhdon të jetë vendi i duhur për Kosovën. Kjo është diçka që ne duam ta avancojmë dhe duam të punojmë me Kosovën”, tha Kasanof.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera