Dogana e Kosovës parandalon tre raste të kontrabandës me mallra
Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 10 Tetor 2024
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, (Njësia e Task Forcës-Lindje), gjatë ditës së sotme kanë parandaluar tre raste të kontrabandimit me mallra, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit në të gjitha rastet veprimet policore veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
“Rasti I – Më datë 09.10.2024 pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar në fshatin Rogoçicē, komuna e Kamenicës. Gjatë kontrollit është hasur në mallra ushqimore prodhim serbe të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës”
“Rasti II – Më datë 09.10.2024 nga njësitet Task Forcës-Lindje është ndaluar një veturë me targa serbe drejtuar nga i dyshuari shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara 14 pako me cigare pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, gjithsej 140000 mi copë cigare në vlerë rreth 15.000€. Me urdhër të prokurorit kompetent , malli dhe automjeti sekuestrohen dhe janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë”
“Rasti III – Më datë 09.10.2024 pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë, nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit kosovar nga Kamenica. Gjatë kontrollit është hasur në mallra si duhan, cigare të llojeve të ndryshme me prejardhje serbe dhe pa banderolla, filtera për cigare etj, dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale në Kosovë”
Ndryshe në njoftimi thuhet se përveç mallrave të lartcekura janë hasur edhe monedha metali nga 2 € gjithsej 640€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara/
“Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- përkatësisht Njësia Rajonale në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan) është inicuar rasti ‘Falsifikim i Parasë’ nga neni 296 i KPRK-së. Me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të gjeni pamje nga ndalimi këtyre mallrave të kontrabanduara:





T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































