Lajme

Rohde: Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në CEFTA, jo nga UNMIK-u

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 09 October 2024

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi të bërë në platformën “X”, ka thënë se është lajm i mirë zhbllokimi i CEFTA-së, ndërsa ka shpërndarë postimin e bërë nga ministrja e jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock.

Ambasadori Rohde ka shkruar në “X” se Kosova do të përfaqësohet tani nga zyrtarët e saj, e jo nga UNMIK-u.

Tutje ai shton se ky është një hap i madh për të vazhduar përpara për pjesëmarrje të barabartë.

-Advertisement-

“Vërtet një lajm i mirë për Kosovën dhe gjithë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë organ rajona”, ka shkruar Rohde në “X”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera