Fokus

Haxhi Shala bën kërkesë të marrë pjesë në varrimin e babait, flasin për Infokus nga Dhomat e Specializuara

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 08 October 2024

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala përmes mbrojtjes së tij ka bërë kërkesë në Gjykatën Speciale për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, i cili vdiq sot.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, avokati i Shalës i angazhuar në Kosovë, Xhevdet Smakiqi.

“Po, kemi bërë kërkesë, po pritet të aprovohet ose jo, seanca për me vendos ka qenë sot në orën 14:00 por nuk kemi ende informacione nëse është pranuar apo jo”, ka thënë shkurt Smakiqi.

-Advertisement-

Ndërsa Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilët nuk knë dhënë shumë detaje, vetëm kanë deklaruar se paneli do të vendosë për kërkesa të tilla.

“E tëra që mund t’ju them në këtë pikë është se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa. Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen tonë”, kanë deklaruar nga njësia e informimit dhe komunikimit publik.

Kujtojmë se Shala po akuzohet në Speciale për pengim të drejtësisë dhe ndikim tek dëshmitarët./Gazeta Infokus/

Vdẹs babai i Haxhi Shalës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera