Lajme

Lëndohen dy punëtorë gjatë ndërhyrjes në një trafo në “Trepçë”

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 07 October 2024

Në një incident në një trafo elektrike në “Trepçë”, kanë mbetur të lënduar dy punëtorë, njëri nga Ndërmarrja “Trepça”, e tjetri nga KOSTT-i.

Incidenti saktësisht ndodhi tek Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike (Energjetika).

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e Ndërmarrjes “Trepça”, Donika Osmani.

-Advertisement-

Ajo tha se të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ka ndodhur një incident në ndërhyrje në një trafo për shkak të intesitetit të lartë të rrymës, ku si pasojë dy punëtorë janë lënduar. Njëri punëtor është i Ndërmarrjes “Trepça”, e tjetri nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Që të dy gjenden jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera