Kur Justin Bieber ‘’humbi veten’’ në ndejën e Diddy!
Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 03 October 2024
Një këngë misterioze që duket se këndohet nga Justin Bieber për ish-mentorin e tij P.Diddy me tekstin ”Humba veten në një festë të Diddy-t”, është bërë virale.
Kënga duket se ka bërë xhiron e parë në TikTok gjatë muajit prill dhe së fundmi ka riqarkulluar pas akuzave të bujshme të reperit P.Diddy, transmeton klankosova.tv.
Diddy ishte ish-mentori i Justin Bieber, duke bërë që disa njerëz të mendojnë se kënga që përfshinte tekstin “Humba veten në një festë të Diddy-t” kishte të bënte me përvojat e tij me reperin.
Në tekst thuhet:
”Humba veten në një festë të Diddy-t dhe nuk e dija se gjërat do të shkonin kështu. Rashë dakord për një Ferrari, por kushtoi më shtrenjtë se shpirti im, nuk ia vlente për pasurinë dhe famën. Të gjitha vajzat nuk ecin më njësoj, kështu ai nuk kërkon falje”.
Por cila është e vërteta?
Sidoqoftë, CBS News e analizoi këngën përmes mjeteve të shumta të Inteligjencës Artificiale si dhe duke folur me ekspertë të cilët e kanë konfirmuar se kënga është pothuajse me siguri tërësisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Stephen Stah, bashkëthemelues i AI-Spy tha për CBS se beson se dikush i shkroi tekstet dhe melodinë, më pas i vendosi në një faqe interneti të AI-s dhe përdori një klon të zërit të Justin Bieber për ta krijuar këngën.
Pra, thuhet se Justin Bieber nuk paska kënduar vërtet për Diddy!
Këto ditë është njoftuar se më shumë se 100 persona kanë bërë padi mbi artistin për abuzim seksual, ku mes tyre duket se gjendet një 9-vjeçar.
Një avokat me bazë në Houston, Tony Buzbee, sipas gazeta-shqip, mbajti një konferencë shtypi ditën e djeshme duke shprehur se Combs ka abuzuar seksualisht me shumë të mitur.
Ai hodhi akuza se një djalë 9-vjeçar ishte abuzuar seksualisht pasi kishte bërë audicion në studion ”Bad Boy Records” në New York City.
Të tjera
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...