Kaos para Kuvendit të Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 03 October 2024
Opozita në Shqipëri e nisi ditën me një aksion, pas përjashtimit nga Kuvendi të shumicës prej tyre. 24 deputetët e përjashtuar të opozitës tentuan të futen në seancën e sotme plenare të Kuvendit, por u ndaluan nga Garda e Republikës.
Deputetët e përjashtuar të opozitës mbërritën që rreth orës 8:30 në ambientet e Kuvendit, por Garda nuk i ka lejuar të hyjnë në ambientet e brendshme të sallës së Kuvendit.
Deputetët e përjashtuar janë konfliktuar me Gardën dhe me deputetët e mazhorancës, të cilët nuk i lejonin të futeshin në sallë. Nga ky konflikt e kanë pësuar edhe disa deputetë të opozitës, të cilët nuk ishin të përjashtuar, por që nuk kanë mundur të futen në seancën plenare të Kuvendit.
Më pas deputetët e opozitës u vunë flakën katër manekinëve me fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj, që i sollën përpara derës kryesore të parlamentit, duke larguar nga aty simbolin me fjongo rozë për luftën kundër kancerit të gjirit.
Deputeti Flamur Noka i hodhi benzinë manekinëve dhe u vuri flakën, ashtu sikurse ndodhi me karriget e deputetëve në seancën e së hënës.
Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua seanca plenare e parashikuar për sot. Pika e parë e rendit të ditës ishte diskutimi i pr/ligjit, për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.
Pas seancës kreu i grupit parlamentar të Partisë demokratike, Gazment Bardhi deklaroi në një prononcim për mediet se, “besoj se cilido që di të lexojë shqip, përjashtimi deputetëve të Kuvendit, 24 deputetëve me masën përkatëse nuk parashikohet në rrethanat që njeh Rregullorja e Kuvendit”.
Pra, shtoi Bardhi, “praktikisht njësoj siç deputetët e burgosur të opozitës janë burgosur pa ligj, edhe deputetët e dënuar janë dënuar pa ligj, sepse ky është një regjim që nuk njeh ligj dhe Kushtetutë, dhe këtë po e tregon edhe me agresivitetin dhe luftën që po bën me deputetët e opozitës, me opozitën në tërësi me qytetarët e ndershëm të këtij vendi, që kanë vendosur t’i qëndrojnë përballë regjimit të Edi Ramës”.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend vendosi dje përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.
Sekretariati vendosi të përjashtojë me 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho dhe Dashnor Sula.
Gjithashtu me 10 ditë është përjashtuar edhe deputeti Edi Paloka.
Të tjera
-
Osmani kryen mamografi në QKUK: Zbulimi i hershëm shpëton jetë
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi pas kryerjes së mamograf...
-
Kur do të mësohet emri i presidentit të ri amerikan?
Votuesit amerikanë do të vendosin të martën për presidentin e tyre të ri. ...
-
Vdiq një foshnje në QKUK, Policia i interviston disa persona
Një foshnje e porsalindur ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare ...
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për ngacmim
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Ngac...
-
Inteligjenca amerikane akuzon Rusinë dhe Iranin: Organizuan fushata dezinformuese
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kanë akuzuar Rusinë dh...
-
Mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku shqiptohen gjatë 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 937 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të ...
-
Ukraina pret me “ankth” rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Ndërsa Amerika shkon në zgjedhje, ushtria ukrainase, e cila është varur aq sh...
-
Dy femra rrạhen mes vete në Gjakovë
Janë arrestuar dy femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje ja...
-
Sụlmohet me gurë treni që po lëvizte nga Prishtina në Pejë
Nga persona të panjohur është sulmuar me gurë treni që po lëvizte nga Prishti...
-
Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për ap...
-
Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës, raportohet se u thirrën tri ambulanca
Një aksident i rëndë ka ndodhur mënegjesin e sotëm në Kçiq të Mitrovicës. ...
-
Katër vjet nga arrestimi, Shala kthehet pas në kohë me Thaçin, Veselin e Krasniqin
Sot bëhen katër vjet që kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hash...