Lajme

“Poloninë e kemi shtet mik për shumë vite”, thotë Kurti nga Forumi i Varshavës

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 03 October 2024

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për takimet që ka pasur bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadorin Drilon Gashi në kuadër të ditës së dytë të Forumit për Siguri të Varshavës.

Ai në Facebook shkruan se në fokus të këtyre takimeve ishin çështjet e sigurisë, mbrojtjes, sundimit të ligjit, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, transmeton Klankosova.tv

“Takuam zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski e ministrin e Drejtësisë, Adam Bodnar, ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, ambasadorin e Austrisë në Poloni e ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Dr. Werner Fasslabend, Andreas Stadler, dhe drejtorin e Fondacionit Casimir Pulaski, Zbigniew Pisarski, si dhe me publicistin e njohur polak dhe kryeredaktorin e gazetës Wyborcza, Adam Michnik”.

-Advertisement-

“Mbrëmjen e përmbyllëm me një pritje të organizuar për diasporën tonë në Poloni. Poloninë e kemi shtet mik për shumë vite. Na ka mbështetur ndër vite. Me hapjen e Misionit të Kosovës në Poloni sivjet, po zgjerojmë dhe forcojmë partneritetin ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera