Fokus

“Kur kanë fillu me m’ra floktë, ka qenë teper vështirë”- Gruaja nga Suhareka tronditë pasi tregon sfidat me kancerin

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 02 October 2024

 Në emisionin DoktorPlus i cili ka startuar që nga sonte, e që e ftuar ishte Leoreta Fondaj e mbijetuara e kancerit të gjirit ka rrëfyer historinë e saj në kalimin e sfidave të kësaj sëmundje.

Leoreta Fondaj tha se fillimet e saj në këtë sëmundje ishin të vështira, e që edhe gjasat e përsëritjes së sëmundjës janë prap.

“Vazhdova prap me kimioterapi, i bana tëtë copa, para dy jave jam operu, jam operu te dr.Suadi, u dasht patjetër më hek komplet gjoksin edhe një pjesë të shëruar më tha u dasht me hek, sepse analizat gjenetike, unë pak gjenetike e kam e gjasat me u përsërit janë prap.”, u shpreh Fondaj.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu shtoi se përkrahje të vazhdueshme kishte nga bashkëshorti i saj, por që fëmijët ishin pika kryesore.

“Fati jem ka qenë se kam pas shumë njerzë afër vetit, shumë shoqni, familjën e kom pas shumë afër, bashkëshorti ka qene një ndër shtyllat i cili nuk u lodh asnjëherë me mua se nuk është pak sidomos sa dihet kosotja të na e sa kushton, çelsësi kryesor kanë qenë fëmija, ai motivi kryesor për më luftu këtë sëmundje kanë qenë fëmija.”, thotë Fondaj.

Më poshtë mund të shihni emisionin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera