Lajme

Majko: Sulmi në Banjskë, tentativë serioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 02 October 2024

Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë që ndodhi më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ai tha se ky “sulm ishte tentativë serioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë”.

“Aktualisht politika zyrtare serbe po e përdorë Kosovën për të nxitur unitetin kombëtar, por kjo ka nxitur edhe ekstremizëm nacionalist në rritje”, tha ai.

-Advertisement-

Majko theksoi se pushtimi rus i Ukrainës ka pasur pasoja në Ballkan, duke ndikuar në politikën, ekonominë dhe sigurinë e rajonit.

“Lufta ka nxitur ndjenja nacionaliste në rajon duke rritur tensionet mes grupeve etnike dhe duke ndikuar në stabilitetin politik”, tha Majko.

Këto deklarime, ish shefi i qeverisë shqiptare i bëri gjatë konferencës së Institutit Octopus me temën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera