Bajraktari: Murati e shkeli ligjin me emërimin e u.d drejtorit të Thesarit, edhe vendimi për ekzekutimin e pagave është i jashtëligjshëm
Autori: Samire Jaha
16:46 | 01 Tetor 2024
Punëtorët e sektorit publik rrezikuan të mbesin pa paga, për shkak se ushtruesit të detyrës të drejtorit të Thesarit i kishte kaluar mandati. E pas shumë reagimeve në mënyrë që të rregullonte gabimin, ministri i Financave, Hekuran Murati, emëroi në “shpejtësi” një tjetër ushtrues detyre, Xhevat Zejnullahun, në këtë pozitë kaq të rëndësishme shtetërore.
Ky emërim po cilësohet si shkelje e ligjit nga njohësi i çështjeve juridike.
Në një prononcim për Infokus, avokati Ardian Bajraktari tha se ky emërim, i pa ligjshëm erdhi nga qeveria për shkak të mos procedimit me kohë të pagave në sektorin publik.
“Ky emërim, ndonëse i pa ligjshëm, në bindjen time erdhi ekskluzivisht për shkak të mos procedimit me kohë të pagave, me ç’ rast Qeveria ka shkelur neni 7, paragrafi 4 të Ligjit të pagave, i cili thekson si në vijim: Paga paguhet për çdo muaj, nëpërmjet sistemit të pagave duke transferuar mjetet në llogaritë personale bankare, më së voni në ditën e fundit të punës së muajit”, ka deklaruar Bajraktari për Infokus.
E duke u bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publik, neni 35 ku thuhet se Ushtrues Detyre s’mund të ketë më shumë se një vit dhe në rast të kalimit të mandatit, nuk mund të ricaktohet përsëri një ushtrues detyre, mirëpo pozita e drejtorit duhet të mbulohet përmes konkursit publik.
E ky ligj nuk u respektua nga Qeveria e Kosovës.
Pagat në sektorin publik ishte e paraparë që të ekzekutoheshin dje (e hënë), mirëpo kjo nuk ndodhi pasi ish ushtruesit të detyrës së drejtorit të Thesarit Nysret Koca, i kishte kaluar mandati dhe pagat nuk mund të ekzekutohen pa nënshkrimin e drejtorit.
Avokati Bajraktari sqaroi se çdo vendim i marrë nga ushtruesi i detyrës pas kalimit të këtij afati është i paligjshëm.
“Fillimisht është esenciale për ta kuptuar se çështja e ushtruesit/es së detyrës nuk lidhet me individin, por me pozitën, e në këtë drejtim Ligji për zyrtarët publik, neni 35 është shumë i qartë, si në aspekt të kohës, sa mund një pozitë të mbahet me ushtrues detyre, pra është gjashtë muaj, plus gjashtë muaj të tjerë, me kusht pozita nuk mund të plotësohet brenda gjashtë mujorit të parë. Po ashtu ligji është shumë i qartë edhe për sa i përket kalimit të këtij afati, duke përcaktuar se çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të këtij afati është i paligjshëm”, tha tutje Bajraktari për Infokus.
Po ashtu Bajraktari ka sqaruar se çfarë mundësish pati qeveria por edhe Kuvendi në mënyrë që shteti të mos bllokohej në këtë formë.
“Duhet theksuar se përgjegjës për këtë situatë janë Qeveria dhe Kuvendi. Qeveria për shkak të mos plotësimit të këtyre pozitave, kurse Kuvendi për shkak se nuk e ka adresuar këtë problem, ndonëse e ka miratuar në parim me date 25 prill 2024 Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e zyrtarëve publik, pra projektligji është në procedura në Kuvend. Me vullnet politik mund të adresohet problemi, në formë të ligjshme. Thirrja e seancës së jashtëzakonshme dhe shmangie nga dispozitat e rregullores së punës së Kuvendit shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit brenda ditës. Reflektimi, përkatësisht heqja e disa prej dispozitave të diskutueshme të projektligjit dhe lënia e nenit 8 të draftit, i cili e mundëson një afat shtesë prej një viti, për ushtrues te detyrës, duke i shtuar edhe disa paragraf tek dispozitat kalimtare, ku validohen pozitat aktuale, si dhe përcaktimi që ligji hynë në fuqi në ditën e publikimit të tij në gazetë zyrtare”, ka shtuar Bajraktari për Infokus.
Për këtë shkelje të ligjit të Qeverisë së Albin Kurtit, ka pasur shumë reagime edhe nga opozita, duke e quajtur qeverinë si të papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori.
Po ashtu një reagim për këtë ligj para e bëri edhe deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila tha se Ministria e Financave s’mund ta bëjë as ekzekutimin e pagave pa e shkelur Ligjin.
“As një punë që është pothuaj rutinore në Ministrinë e Financave, si ajo e ekzekutimit të pagave me këtë qeveri s’mund të bëhet pa shkelje të Ligjit. Ju tregova edhe më herët që këta që e kanë shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikë së Kosovës, e kanë shkelë Ligjin dhjetra herë, e shkelin prapë duke e caktu përtej afatit ligjor një ushtrues detyre në Thesar dhe procedojnë me paga”, ka shkruar Bajrami.
Vlen të theksohet se, Qeveria tash e një kohë të gjatë është duke ndjekur një praktikë e cila po vlerësohet jo e mirë.
Nga 16 ministri të Qeverisë (përfshirë këtu Zyrën e Kryeministrit), 8 prej tyre janë duke funksionuar me ushtrues detyre/zëvendës.
Ndërsa sa i përket agjencive ekzekutive, 29 prej tyre janë me ushtrues detyre/zëvendësues. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...






























