Lajme

Rohde: Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një partnere e besueshme

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 01 October 2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka replikuar mbi postimin që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e bëri në “X”, për takimin e saj me ministren e Jashtme gjerman, Annalena Baerbock.

Rohde tha se partneriteti i Gjermanisë do të vazhdojë të zhvillohet me Kosovën, dhe se shteti gjerman do t’i qëndrojë pranë atij kosovar.

“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, shkroi Rohde, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Në takimin që pati me Baerbockun, Osmani tha se e informoi atë se procesi i integrimit të serbvë po pengohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera