Sport

Barça s’heq dorë nga De Jong, nisin negociatat për kontratën e re

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 30 September 2024

Barcelona raportohet se është e interesuar për të rinovuar kontratën e re me Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez ka kaluar periudhë të vështirë për shkak të lëndimeve, por lojtari tashmë ka ‘harruar’ periudhën e vështirë dhe gati për të dhënë më të mirën për katalonasit.

Sipas medieve spanjolle, Barça është e etur për të zgjatur marrëveshjen me De Jong javët e ardhshme, raporton RTKLive.

-Advertisement-

Eksperti i transferimeve Nicolo Schira thotë se ‘Blaugranat’ po punojnë për rinovimin e kontratës së re me holandezin.

“Barça po punon për të zgjatur kontratën me Frankie De Jong deri në vitin 2029”, ka thënë Schira.

Marrëveshja aktuale e De Jong me Barcelonën është deri në vitin 2026.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy