Bërnabiq: Kurti po dëshiron të shkaktojë konflikt të armạtosur
Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 27 September 2024
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në këtë moment nuk ekziston dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo tha se Albin Kurti dëshiron të shfrytëzojë qetësinë politike deri në formimin e institucioneve evropiane dhe zgjedhjet në ShBA “për të shkaktuar një konflikti të armatosur dhe provokim të serbëve në Kosovë”.
Bërnabiq theksoi se ajo që është e re është qëndrimi i ndryshëm dhe kritik ndaj Prishtinës i aleatëve më besnikë në krahasim me atë që është parë deri më tani, ndërsa si shembull ajo thotë se është deklarata e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, i cili tha se Kosova mund të përjashtohet nga CEFTA nëse nuk hiqet ndalimi i tranzitit të mallrave serbe.
“Unë ndaj frustrimin e popullit tonë që kjo nuk mjafton. Kurti po kap vagonin e fundit të qetësisë politike. Pas formimit të të gjitha institucioneve evropiane, mund të presim një qëndrim tjetër ndaj Prishtinës, nëse arrijmë të ruajmë paqen dhe t’u rezistojmë të gjitha provokimeve”, tha Bërnabiq për transmetuesin publik serb.
Ajo tha se seanca e rregullt e Kuvendit të Serbisë duhet të fillojë më 1 tetor dhe se një nga ligjet e rëndësishme që duhet të miratohet do të jetë “shpallja e territorit të Kosovës, territor i mbrojtjes së veçantë sociale”.
“Pres që të jetë një nga ligjet e para, si dhe themelimi i një prokurorie speciale që do të merret me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë”, tha Bërnabiq.
Të tjera
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...