Fokus

“Fëmijët që nuk flasin vijnë e prekin bukën në çakallë, marrin ujë, thonë që ka pas fat e ka fol” Ky është Mulliri 300 vjeçar që ende funksionon si në kohët e vjetra

Autori: Agnesa Smajli 18:22 | 25 September 2024

Mulliri 300-vjeçar që gjendet në fshatin Vraniq të Komunës së Suharekës, i njohur si mulliri i Loshit, është një thesar kulturorë që i përket historisë së fshatit.

Në të kaluarën, fshati kishte 12 mullinj, por sot, vetëm ky mulli ka mbetur si dëshmi e artizanatit të traditës.

Zotri Rexhep Loshi, i cili e trashëgoi këtë pasuri nga babai dhe gjyshi i tij, është ai që kujdeset ende për këtë vend.

-Advertisement-

Ai kujton me nostalgji se si e mësoi të punonte në mulli, duke u mbështetur në mësimet e të parëve të tij.

Loshi gjithashtu tregon se deri sa të ketë mundësi do të vazhdojë të punojë në mulli, dhe se një herë nuk I shkon në mendje që ta mbyllë.

E dua këtë punë, se populli është ushqye prej këtij mulliri, nuk me shkon mendja me e mbyll, veç nëse më bie ndonjë sëmundje, se nuk I dihet jetës, por as I varur nuk jam prej tij, por nuk kam qejf me mbyll se populli ka jetu prej këtij mulliri” u shpreh ai.

Për më shumë, ndiqni storien më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera