Lajme

Ambasada gjermane: Radoiçiqi i lirë në Serbi, ndonëse qëndron prapa krimit

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 24 September 2024

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka theksuar se nuk do të harrohet sakrifica e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke shtuar se autori i sulmit, Milan Radoiçiq, e ka pranuar përgjegjësinë por është ende i lirë në Serbi.

Ambasada ka shkruar në Facebook të martën se mosmbajtja përgjegjësi e këtij rasti, pavarësisht pranimit të fajit “minon paqen në rajon dhe dërgon mesazh të rrezikshëm”.

“Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera