Lajme

Vjosa Osmani nuk ia dha dorën në Podujevë, ja çfarë thotë Gërvalla

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 13 September 2024

Presidentja, Vjosa Osmani vendosi që në ditën e inaugurimit të shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë, t’i injorojë dy ish-kolegët e afërt të partisë. Donika Gërvallën e Faton Pecin. Osmani nuk i përshëndeti fare ani pse të dy u panë në këmbë.

Për këtë ka folur sot ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo arsyetojë veprimin e presidentes duke thënë se “rreshti ishte i gjatë”.

-Advertisement-

“Të them të drejtën unë e kuptoj që mediat gjejnë gjithkund qimen në ve, mirëpo rreshti ishte i gjatë dhe aspak nuk besoj që presidentja të ketë as arsyen më të vogël të mos i jap dorën dy prej bashkëpunëtorëve të saj më të afërt”, u shpreh ministrja në Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera