Lajme

Dugolli: Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 13 September 2024

Zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri, Enver Dugolli tha se veprimet e fundit te policisë së Kosovës në veri nuk çojnë në tensionim dhe përshkallëzim të situatës, por janë për të mirën e të gjithëve dhe kontribuojnë në shtrirjen e sovranitetit.

Ndërkohë Dugolli komnetoi edhe paralajmërimin për kërkesat të cilat presidenti serb Vuçiq pritet t’i paraqesë sot.

Dugolli tha se Vuçiqi pas ngritjes se aktakuzës për rastin në  Banjskë ndodhet në një siklet të madh të cilin Kosova nuk mund te ja heq.

-Advertisement-

“ Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë dhe nuk di si të veprojë,  por Kosova nuk ka si te ja heq sikletin Vuçiqit.”, tha Dugolli. /RTV21

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera