Lajme

Aktakuza për rastin e Banjskës, kryeprokrurori i Speciales kërkon mirëkuptim: S’guxojmë të flasim më tepër

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 11 September 2024

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët pasi doli në një konferencë për media për të njoftuar për ngritjen e një aktakuze ndaj 45 personave, përfshirë Milan Radoiçiqin, për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Isufaj kërkoi mirëkuptimin e gazetarë duke thënë se “nuk guxojmë të flasim kurrgjë më tepër”.

“Unë sinqerisht po kërkoj mirëkuptimin tuaj… Ne sot dolëm për të treguar atë që mundemi me e tregu dhe atë që mund ta themi për këtë fazë të procedurës”, tha ai.

-Advertisement-

Ai tha se shpresojnë se e kanë bërë “punën më të mirë” që kanë ditur dhe mundur.

Aktakuza e ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës u cilësua e fuqishme.

LAJMI I FUNDIT: 45 të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera