Lajme

“Po të them mos provoko”: Vizita e Kurtit në veri, arrestohet politikani serb

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 10 September 2024

Lideri i Partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar në shëtitoren në veri të Mitrovicës të martën pasdite, derisa po protestonte për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në veri.

Pamjet e publikuara nga politikani nacionalist serb tregojnë Arsenijeviqin duke protestuar për vizitën e Kurti.

“Kurti ka ardhur në lokalin e tij politik për të ngrënë dhe ta shënojë territorin si gjithmonë”, dëgjohet duke thënë Arsenijeviq.

-Advertisement-

“Kështu që ne kemi mundësi t’i shohim këta policë të cilët po më rrethojnë dhe nuk më lejojnë lëvizje të lirë në shëtitoren time, në qytetin tim”, vazhdon tutje Arsenijeviq.

Pak para arrestimit, një oficer i Policisë së Kosovës i thotë Arsenijeviqit të mos provokojë.

“Unë po të them mos provoko, sepse je duke e prishur rendin dhe qetësinë, prandaj të them për herë të fundit mos provoko”, i thotë polici, politikanit serb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera