“E ka vra djalin tem për me përfitu nga pasuria e tij”, dëshmon në gjykatë babai i të vrarit në një lokal të Klinës në vitin 2023
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 05 September 2024
Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Pejë, në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar babai i të ndjerit A.P., Mark Prelaj, i cili sqaroi raportet mes të akuzuarit, djalit dhe vajzës së tij si ish-bashkëshorte e të tani të akuzuarit, Tush Frokaj.
I dëmtuari Prelaj, tha se të akuzuarin Frokaj e kishte dhëndër, pasi që i njëjti ishte i martuar me motrën e të ndjerit A, dhe i ndjeri A. me motrën e të akuzuarit Tush, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas dëshmitarit, Prenaj, raportet e të akuzuarit me vajzën e tij kishin qenë të mira në fillimet e martesës, mirëpo më pas ishin përkeqësuar.
“Janë përkeqësuar ashtu që nuk ka pas gru me bajt sa ka bajt Antigonja ndaj Tushit. Antigonja i ka bajtë ky tu ra burgjeve, jo një herë po disa herë. Edhe ajo u mundu me fuqinë e vet me shpëtu prej burgut e me i ndihmu në burg, Antigonja dhe A. Tushi në burg nuk ka ra prej të mirave por prej të këqijave”, tha dëshmitari Mark Prenaj.
Sipas tij, i akuzuari Frrokaj kishte qenë i burgosur në disa shtete të Evropës, dhe se ai kishte jetuar me vajzën e tij në Zvicër, ku ajo ia kishte rregulluar dokumentet sipas martesës.
Dëshmitari Prenaj, tha se për atë kohë sa ka qenë i akuzuari Frokaj në Zvicër, tani i ndjeri A., i kishte ndihmuar shumë herë atij financiarisht, me automjete, duke e nxjerr nga burgu, kujdes të fëmijëve të tij e shumë të tjera.
Pas një kohe ai tha se vajza e tij ishte ndarë nga i akuzuari Frokaj dhe fëmijët i kishte mbajtur ajo.
“Tushi A. nuk i ka pasur borxh asnjëherë, jashta qika jeme ja ka marr A. 90 mijë frang edhe u ble lokali në Klinë, ajo e kishte blerë vetëm atë por ka qenë e martuar me Tushin”, tha dëshmitari Prenaj.
Sipas tij, një ditë para ditës kritike djalin e të akuzuarit ia kishin dërguar në shtëpinë e tij në Kosovë, e ku më pas fëmija kishte kërkuar që ta merrnin nga aty.
“Djali ka thënë se e ka parë babain e tij se nuk ka qenë mirë diçka”, tha dëshmitari.
Sipas dëshmitarit, kur i akuzuari ishte dënuar për herë të dytë në Zvicër, ai kishte ikur nga aty dhe është kthyer në Kosovë.
“Tush Froki e ka vra djalin tem për me përfitu nga pasuria e djalit tem, e me kop zemren e qikës tem ish-gruas se vet Antigona, edhe plus që dikush tjetër e ka shty e ka nxit me kry ketë vepër”, tha dëshmitari Prenaj.
Tutje, është dëgjuar edhe djali i të ndjerit A, Valentin Prenaj, i cili tha se të akuzuarin e ka dajë, duke shtuar se babai i tij kishte qenë i martuar me nënën e tij, por kishte bashkëjetuar edhe më një grua tjetër.
Dëshmitari Valentin tha se babai i tij kishte pasur pasuri, ku prej tyre në Zvicër kishin garazhdën e veturave, shtëpinë private dhe 8-9 banesa, ndërsa në Kosovë një kontroll teknike, të cilat kishin qenë të gjitha në emër të babait të tij.
Me të akuzuarin Frokaj tha se i kishte pasur raportet shumë të mira.
“Ka qenë daja që e kam dashur më së shumti, normal s’kam pasur kurrë probleme me Tushin”, tha dëshmitari Valentin.
Ai tha se para ditës kritike, një javë më herët kishin qenë në Kosovë për pushime dhe ditën kritike kur ka ndodhur rasti ai tha se ishin nisur për në Zvicër me nënën dhe motrën e tij.
I njëjti tha se përderisa i akuzuari Frokaj kishte qenë në burg, babai i tij i ka ndihmuar motrës së tij për të paguar avokat që ai të del nga burgu.
Fillimisht, në këtë seancë është dhënë fjala hyrëse nga prokurori, Ersan Qavolli, i cili tha se në këtë rast mirësia dhe sinqeriteti ishin kthyer në të keq, ku sipas tij, i ndjeri vazhdimisht kishte ndihmuar të akuzuarin, ishte kujdesur për të dhe familjen e tij, por ai e kishte shpërblyer me vrasje.
Sipas prokurorit Qavolli, gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor do të dëgjohen personat e propozuar në aktakuzë, do të administrohen provat dhe në fund do të merret në pyetje edhe i akuzuari, ku me të gjitha këto tha se do të vërtetohen faktet që i akuzuari ishte i martuar me motrën e të ndjerit, i ndjeri e kishte ndihmuar atë gjatë kohës sa ai ka qenë në Zvicër dhe në burg disa herë, që ditën kritike derisa i ndjeri kishte qenë me Fatmir Rampajn.
Ai tha se i akuzuari e privon nga jeta dhe atë e rrezikoi edhe jetën e personave tjerë si dhe pas kryerjes së veprës penale i akuzuari nën kërcënim të armës e rrezikoi jetën e personit tjetër duke ia marr veturën dhe detyron që ta vozis.
Ndërsa, përfaqësuesi i të dëmtuarve, avokati Hamdi Ibrahimi, në fjalën hyrëse tha se në teori thuhet se ‘s’ka krim pa motiv’, e ku sot sioas tij, gjykata ka filluar shqyrtimin për një çështje të rëndë penale, ku vrasja e rëndë plotësisht vërtetohet mbi bazën e provave penale të cilat prokuroi i shtetit i ka dorëzuar në gjykatë.
Ai tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se vrasja e tani të ndjerit është kryer për motive të ulta që kanë të bëjnë me xhelozi dhe përfitime materiale, duke shtuar se në fund presin që gjykata plotësisht do të vërtetojë të gjitha faktet dhe motivet për të cilat tani i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Frokaj, avokati Gëzim Baloku në fjalën hyrëse tha se në procedurën hetimore nuk kanë mundur të gjejnë motivin e vrasjes.
Avokati Baloku tha se i vjen keq për rastin që ka ndodhur, pasi që ka humbur jetën një person të cilin i akuzuari e kishte shok dhe mik, por i njëjti tha se nuk pajtohet me cilësimin juridik të veprës penale i cili është kualifikuar.
Sipas tij, nga provat dhe dëshmitarët nuk është gjetur motivi pse është kryer kjo vrasje. Gjithashtu ai tha se nuk është kontestuese se vepra penale është kryer në çast dhe atë sipas tij e dinë vetëm i akuzuari dhe i ndjeri.
Me pas seanca u ndërprit për të vazhduar me një datë tjetër me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.
Sipas aktakuzës së ngritur më 12 mars 2024 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Tush Frokaj, po akuzohet se më 7 gusht 2023, ka privuar nga jeta dhëndrin e tij, A.P., si dhe vuri në rrezik jetën e personave të tjerë dhe atë të dëmtuarit F.Rr. Frokaj po ngarkohet se ka shtënë shtatë herë me revole në drejtim të A.P., duke e lënë në vend të vdekur.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar. 1.5 të Kodit Penal.
Gjithnjë sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Frokaj ngarkohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi i janë gjetur një revole me dhjetë fishekë, një brez të pajisjeve të armës me pranga, këllëf të pistoletës, një shufër metalike, trembëdhjetë fishekë të tjerë, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, pajisje për pastrim të armës, dhe një thikë.
Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.
Sipas aktakuzës, pas kryerjes së veprës penale, i akuzuari Frokaj në ditën kritike, del në sheshin “Nëna Terezë”, e ndalon veturën Golf VI, të cilën e voziste i dëmtuari A.T., ku edhe i drejton pistoletën “Sig Sauer”, dhe nën kërcënimin e armës duke ia drejtuar e detyron që ta voziste veturën në drejtim të fshatit Zllakuqan. Gjithnjë sipas aktakuzës, i dëmtuari kishte frenuar veturën dhe ishte larguar, ku më pas i akuzuari kishte marrë veturën dhe ishte arratisur. Me këtë, thuhet se ka kryer veprën penale “Shtrëngimi”, nga neni 192, par.2, nënpar.2.1 dhe 2.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Në aktakuzë, gjithashtu thuhet se pas ndalimit të veturës nga i dëmtuari e më të larguar nga vetura, Frokaj e merr veturën dhe arratiset e ku më pas atë veturë e lë tek shtëpia e tij, e që me këtë veprim ai akuzohet edhe për veprën penale “Marrja në posedim të pasurisë së luajtshme” nga neni 319, par.1 i KPRK-së.
Në aktakuzë, prokurori Ersan Qavolli, ka kërkuar që në rastin e shpalljes fajtor të të pandehurit, si rrethana rënduese me rastin e përcaktimit të dënimit të merren për bazë mënyra e kryerjes së veprës penale, e kaluara kriminale e të pandehurit, lidhja familjare e të pandehurit me viktimën dhe se tani i ndjeri i kishte ndihmuar disa herë të pandehurit.
I akuzuari Frokaj, ishte i dënuar edhe me dy aktgjykime të formës së prerë, e që sipas aktakuzës, kjo ishte vërtetuar faktin se tek i pandehuri asnjëherë nuk ishte arritur njëri ndër qëllimet e dënimit që është në risocializimin e tij.
Të tjera
-
Xhafer Gashi: Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, është një zotim që do ta realizojmë së bashku
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Haradinaj: Istogu me rrethinë, bukur shpesh e ka dridh Serbinë
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ka m...
-
Bedri Hamza qytetarëve në Klinë: Do ta përfundojmë autostradën për Pejë, që kalon kah ju
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Musliu: Faleminderit Klinë
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Heroi i gjallë i Kosovës, William Walker vizitoi sot shtëpinë muze në Poklek të Drenasit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë të dë...
-
Kolgeci viziton edhe një biznes: Ky është modeli se si duhet ta duam vendin tonë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
“Mashtruesi ka një emër dhe quhet Albin Kurti” – Rrezarta Krasniqi pasi Kurti ‘ndryshoi’ qëndrim për marrëveshjen e Uashingtonit
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, ...
-
Hoti: Pas gjithë këtyre viteve propagandë Kurti pranoi Marrëveshjen e Washingtonit
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit të Kosov...
-
Lajçaku takohet me pasardhësin e tij për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i deritashëm BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka p...
-
Ferat Shala bashkë me William Walker vizitojnë shtëpinë Muze në Poklek
Kandidati i PDK-së për deputet Ferat Shala bashkë me ambasadorin William Walk...
-
Kurti: Nuk besoj që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës
Kryeministri Albin Kurti derisa e ka quajtur të fortë marrëdhënien e Kosovës ...
-
Trump hakmerret ndaj Smith, shkarkon personat që punuan me prokurorin që ngriti akuzë penale ndaj tij
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës për shkarkimin...