Osmani uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkllor
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 02 September 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor.
Në urimin e saj, ajo thotë se aty ku arsimi cilësor dhe përkushtimi janë prioritet, aty rriten gjeneratat që do të ndërtojnë të ardhmen e shëndoshë e përparimtare të shtetit tonë.
Më tej, presidentja tha se shkolla mbetet investimi më i rëndësishëm për çdo shoqëri që e do përparimin dhe zhvillimin.
Lexoni më poshtë urimin e plotë të shefes së shtetit:
Fillimi i vitit të ri shkollor është ditë e veçantë për nxënësit, por po kaq shumë edhe për prindërit dhe mësuesit. Është dita kur oborret e shkollave gumëzhijnë nga zërat e gëzuar të nxënësve që kthehen nga pushimet verore, nga përqafimet mes shokëve dhe shoqeve që nuk janë parë për një kohë të gjatë, dhe nga sytë plot kuriozitet të atyre që hyjnë për herë të parë në tempullin e dijes. Ky gëzim, ky entuziazëm dhe kjo energji që ndihet në çdo kënd të shkollës na rikujton edhe një herë se shkolla është vendi ku formësohen ëndrrat, zhvillohen talentet dhe ngriten themelet për një të ardhme më të mirë.
Por, përtej simbolikës së ditës së parë të shkollës, suksesi i arsimit varet nga angazhimi ynë i përbashkët për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Shkolla mbetet investimi më i rëndësishëm për çdo shoqëri që e do përparimin dhe zhvillimin. Aty ku arsimi cilësor dhe përkushtimi janë prioritet, aty rriten gjeneratat që do të ndërtojnë të ardhmen e shëndoshë e përparimtare të shtetit tonë.
Të dashur nxënës, sot nisë një kapitull i ri plot me mundësi dhe ëndrra për t’i realizuar. Të nderuar mësimdhënës, vazhdoni t’i frymëzoni zemrat dhe mendjet e reja me pasion dhe përkushtim.
Urime për fillimin e vitit të ri shkollor! Qoftë ky vit një udhëtim i mbushur me suksese të panumërta, si dhe mësime të vlefshme që do t’ju udhëheqin gjatë gjithë jetës!
Të tjera
-
“Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë”, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë me telegram ngushëllimi për 12 vjeçarin që vdiq sot
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës i ka dërguar telegram ngushëlli...
-
Osmani takohet me Hovenierin, thotë se po bëhen përpjekje për intensifikimin e raporteve Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasa...
-
Ish e dashura e Haxhi Shalës fejohet me ish bashkëpartiakun e tij Bekim Brestovcin
Këngëtarja Angjelina Shala është fejuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në ...
-
Rama tregon projektet që përfshihen në buxhetin për vitin 2025, i cilëson si më madhoret në historinë e kryeqytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se buxheti i Komunë...
-
A e goditi presidentja Osmani, Edita Tahirin me deklaratën për Urën e Ibrit?
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka kundërshtuar përfshirjen e Urës së Ibri...
-
E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë
Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një ...
-
PSD me aksion nesër pranë urës së Ibrit
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë nesër një aksion afër u...
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi
“Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”....
-
KQZ vendos për logon e re të institucionit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mërkurën për logon e re të inst...
-
GAP: Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më të pabarabartë import-eksport
Instituti GAP, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më t...
-
Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungari...
-
Deputetët gjermanë në Kosovë, takojnë ministrin Murati
Një grup i deputetëve gjermanë nga Komisioni për Punë dhe Çështje Sociale, po...