Lajme

Një person në Gjakovë e akuzon gruan për tradhti dhe ushtron dhụnë ndaj saj

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 02 September 2024

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një grua në Gjakovë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar se burri i saj në vazhdimësi i ka bërë presion dhe ka ushtruar dhunë psikike, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

-Advertisement-

Bazuar në dëshminë e gruas, motivi i problemeve mes tyre lidhet me akuzat që burri i ka bërë ndaj saj për tradhti.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer mosmarrëveshjet me bashkëshortin.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera