Ambasadori britanik: “Veprimet e pakoordinuara” të Qeverisë në veri rrezikojnë të nxisin tensione
Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 01 September 2024
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka dhënë vërejtjet e para serioze për veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri – të cilësuara gjerësisht si “të pakoordinuara” dhe “të njëanshme” nga bashkësia ndërkombëtare –, në një intervistë për KoSSev. Me theks të veçantë në kritikat e ambasadorit të shtetit aleat të Kosovës, ishin veprimet e fundit të autoriteteve kosovare, për të cilat tha se janë ndërmarrë “me vëmendje të pamjaftueshme ndaj ndikimit që kanë në komunitetet lokale”.
[Intervista e ambasadorit për mediumin është dhënë para aksioneve të fundit të mbylljes së komunave paralele.]
Ambasadori Hargreaves tërhoqi vërejtjen se aspirata e Kosovës për një shtet modern, demokratik, multietnik dhe evropian nuk mund të arrihen pa zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj nga të dyja palët.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë dhe për të promovuar paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. Kjo nuk do të arrihet plotësisht derisa të zbatohen të gjitha aspektet e Marrëveshjes Themelore dhe Marrëveshjes së Ohrit, si nga pala kosovare ashtu edhe nga pala serbe”, tha ai ndërsa e quajti “frustruese” ngecjen e negociatave.
Ambasadori ishte veçanarisht kritik ndaj veprimeve të fundit të ndërmarra nga qeveria e Kosovës në veri, duke përfshirë ndalimin e dinarit në transaksione me para të gatshme dhe mbylljen e degëve të Postës Serbe dhe Bankës së Kursimeve.
“Unë iu bashkova komunitetit ndërkombëtar duke i bërë thirrje kryeministrit që të sigurojë që qeveria e tij të ndërmarrë masa të tilla në koordinim me ne dhe komunitetet lokale, në mënyrë që ato të zbatohen në një mënyrë që të mbrojë ata që duhet të mbrohen”, tha ai.
Ai iu bashkua komunitetit të gjerë ndërkombëtar duke i kërkuar Qeverisë që të sigurohet se vendimet të tilla të merren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe komunitetet lokale.
“Siç e dini, ne i kemi bërë shumë të qartë shqetësimet tona se disa nga lëvizjet e bëra gjatë dy viteve të fundit janë bërë me vëmendje të pamjaftueshme ndaj ndikimit që kanë në komunitetet lokale, veçanërisht ato më të cenueshme. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Qeverinë e Kosova të koordinohet me miqtë nga bashkësia ndërkombëtare dhe të marrë parasysh shqetësimet lokale”, tha ai.
Hargreaves theksoi domosdoshmërinë që qeveria e Kosovës të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar që komuniteti serb të ndihet i sigurt dhe i vlerësuar si pjesë e së ardhmes së Kosovës, duke ndërmarrë veprime në “konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur dhe partnerët e sigurisë të Kosovës”.
Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur dhe partnerët e sigurisë të Kosovës, në kontekstin e një dialogu më të gjerë. Aksionet në veri të Kosovës janë kryer pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, tha ai të premten.
Të tjera
-
Ish e dashura e Haxhi Shalës fejohet me ish bashkëpartiakun e tij Bekim Brestovcin
Këngëtarja Angjelina Shala është fejuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në ...
-
Rama tregon projektet që përfshihen në buxhetin për vitin 2025, i cilëson si më madhoret në historinë e kryeqytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se buxheti i Komunë...
-
A e goditi presidentja Osmani, Edita Tahirin me deklaratën për Urën e Ibrit?
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka kundërshtuar përfshirjen e Urës së Ibri...
-
E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë
Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një ...
-
PSD me aksion nesër pranë urës së Ibrit
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë nesër një aksion afër u...
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi
“Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”....
-
KQZ vendos për logon e re të institucionit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mërkurën për logon e re të inst...
-
GAP: Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më të pabarabartë import-eksport
Instituti GAP, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më t...
-
Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungari...
-
Deputetët gjermanë në Kosovë, takojnë ministrin Murati
Një grup i deputetëve gjermanë nga Komisioni për Punë dhe Çështje Sociale, po...
-
I akuzuari tjetër në rastin e vrạsjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm
I akuzuari në vrasjen e ish-policit Triumf Rizja, Ilir Avdullahu, u dekla...
-
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e historianit Hakif Bajrami
Kryeministri, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Bajrami n...